Një jaht me turistë austriak rrezikon të mbytet në brigjet e detit Adriatik. Jahti ka dhënë alarmin SOS në kapitenerinë e portit të Durrësit.
Aktualisht jahti ndodhet rreth tre milje nga Kallmi.Turistët kërkojnë ndihmë nga rojet bregdetare, pasi Durrësi është përfshirë nga moti i keq.Jahti mban të varur flamurin austriak, ky ka qenë përshkrimi që turistët kanë dhënë. Turistët janë alarmuar pasi u janë fikur motorrët.
Forca e detit ka qenë rreth 6 ballë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kapiteneria e Durrësit ka dërguar mjetin rimorkator për ti shpëtuar.Në jaht gjenden tre shtetas austriakë.
Diskutime rreth kësaj post