Copëzat e një rakete kineze, e cila u lëshua në hapësirë pak ditë më parë, ka ngjallur shqetësime tek shumë qytetarë në botë. Janë një sërë vendesh që rrezikon të bjerë.
Pas këtij lajmi, Greqia ka pezulluar të gjitha fluturimet ajrore.
Mediat greke bëjnë me dije se forcat greke të sigurisë kanë dalë në gatishmëri pasi Greqia është një nga vendet e rrezikuara. Megjithatë, në kuadër të këtyre masave, në Greqi janë pezulluar fluturimet ushtarake.
Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se rreziku që pjesët e raketës të bien në Greqi janë tepër të vogla, por autoritetet janë vigjilente dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë sipas protokolleve të përcaktuara. Raketa hapësinore kineze me 21 ton mbetje që ka dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë orët në vijim.
Diskutime rreth kësaj post