Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër pritet rrezik për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Ndërsa më pak të rrezikuar janë Dibra, Elbasani, Berati dhe Vlora.
Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё sotme.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre.
Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 33 °C, në vendet e ulëta: 22 / 35 °C dhe në vendet malore: 15 / 29 °C.
Diskutime rreth kësaj post