Prej kohësh Kreshnik Spahiu drejton një faqe të njohur opozitare “Opozita.com”. Aty kreu i Aleancës Kuq e zi, jep jo vetëm njoftime kundër qeverisë, por edhe aktivitetet e lëvizjes së tij. Por këtë herë, në faqen e tij, Kreshniku ka mbërritur kulmin. Ai e ka karahasuar veten me Hitlerin. Po si Hitleri sipas këtij shkrimi edhe Kreshniku shquhet për oratori të shkëlqyer, përndezje të turmave, madje ata kanë edhe foto ku përngjajnë. Por, kulmi i artikullit mbërrin kur ai parashikon edhe fate të ngjashme politike…..Lexojeni të plotë.
“Të gjithë e njohim kryetarin e Aleancës Kuq e Zi , Kreshnik Spahiu për oratorinë e shkëlqyer dhe gjestikulacionin tipik qe karakterizon fjalimet e tij. Zoti Spahiu gjithashtu njihet për fjalimet e tij historike që bëjnë për vete këdo që i dëgjon. Ai ndez turmat dhe sallat njëkohësisht. Tek Spahiu gjithashtu vihet re dhe vëmendja që ai i kushton imazhit publik.
Fotot e tij janë mjaft mbresëlënëse dhe interesante por kjo foto e postuar së fundmi në profilet zyrtare të Kreut të Ak-së na sjell ndërmend një foto të Hitlerit dekada më parë.
Lind pyetja, Spahiu po imiton Hitlerin në foto, fjalime, dhe gjestikulacion?!
Sepse dihet qe Hitleri eshte oratori me i mire qe ka njohur deri me tani historia boterore.
Gjithashtu ka një ngjashmëri tjetër mes këtyre dy figurave , humbja e Hitlerit në zgjedhje ku arriti të fuste vetëm dy deputete në Bundestag, nga ana tjetër kemi humbjen e Spahiut në zgjedhjet e 2013-s.
Valle do përsëritet historia me Spahiun njëjtë si me Hitlerin?
A ngjan nacionalizmi i Kreshnik Spahiut me nacionalizmin e Hitlerit?”
Diskutime rreth kësaj post