Judith Raanan dhe vajza e saj Natalie janë liruar nga Hamasi, pasi mbaheshin peng prej dyjavësh, siç konfirmohet nga zyrtarët izraelitë.
Dyshja kishin vizituar të afërmit në kibutz Nahal Oz në jug të Izraelit, afër Gazës, kur ata u rrëmbyen nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit.
18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, u lanë më në fund të lira. Në video, nënë dhe vajza e saj duken të lodhura, por shumë të lumtura që më në fund arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga ai ‘ferr’.
Ato shihen të rrethuar nga njerëz të armatosur me jelek antiplumb dhe më pas duke u futur në një makinë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Dy gratë amerikane të liruara nga Hamasi u ribashkuan me familjen e tyre në Izrael dje, pasi iu dorëzuan forcave izraelite në kufirin me Rripin e Gazës.
Diskutime rreth kësaj post