39 persona gjetën vdekjen në një kamion i cili kishte si destinacion Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e temperaturave të ulëta ku ishin strukur. Viktimat kishin kombësi kineze dhe teksa lajmi u përhap me shpejtësi në mediat ndërkombëtare, të gjithë me zemër të ngrirë shpresonin që pjesë e grupit të mos ishte ndonjë i ri shqiptar.
Vitet e fundit me një pagesë prej 7000 eurosh e lart, shumë të rinj ndërmarrin rrezikun të hyjnë ilegalisht në Angli duke shkuar me kamion.
Këtë eksperiencë të tmerrshme, e ka shpjeguar më së miri një ri shqiptar për JOQ Albania. Ai thotë se sëbashku me grupin, qëndruan 5 orë poshtë kamionit dhe përsëri i kapën.
Djali shkruan:
“Pershendetje joq, po ju dergoj perseri nje video tjtr duke marr shkas nga lajmi qe u dha per ata 39 kinezet qe u gjenden te vdekur ne kamion. Uroj qe asni shqiptar mos tket fatin e tyre sepse shoh shum shqipe qe jan te deshperuar ,edhe provojn cdo lloj menyre per te kaluar ne angli. Ne kete video kemi rreziku jeten duke qendru posht kamjoni per 5 ore, perseri na gjeten, vetem ata qe e kan provu mund te na kuptojn sesa kemi vujt. Kam lexu shum komente ne videon e par na ofendonin sesi po jetojm neper qadra ska problem veq dua tu them ju rujt zoti shqipe e mos paqi nevoj me jetu kurr neper qadra apo me hy posht kamionave me rreziku jeten per me pas ni tardhme ma tmir. Faleimderit nese e postini dhe faliminderit gjith atyne qe luten per ne 🙏🙏🙏 Zoti i rujt gjith shqiptaret”
Video:
Diskutime rreth kësaj post