Nga koronavirusi kanë humbur jetë edhe shqiptarë që jetojnë në SHBA. Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jork, Mark Gjonaj, tha se problem është pamundësia për të kthyer trupat e pajetë në vendilindje.
“Dua të përmend tre raste me shqiptarë. Imagjinoje që një anëtar i familjes të humbë jetën dhe të mos kesh mundësi me shku me e varros.
Para dy ditësh më thirri një shqiptar dhe më tha që po lufton me jetën dhe më la amanet që nëse vdes trupin me ja kthy në vendlindje. Shumica kërkojnë me u kthye në vendlindje dhe sa viktima janë nuk e di”, tha Gjonaj në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post