Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve dje në veri të Kosovës nga forcat speciale serbe.
Kreu i shtetit dënon aktin e rëndë për të cilin thotë se është provokativ për destabilizimin e Kosovës, teksa i bën thirrje Serbisë për lirimin e tyre.
Begaj i bën thirrje për ndërhyrje edhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.
Diskutime rreth kësaj post