Mbi 17.000 vetë nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur së fundi për punë në Gjermani. Ardhja e tyre është bërë në bazë të një rregulloreje të posaçme për vendet e Ballkanit të miratuar para një viti.
Numri i azilkërkuesve të rinj nga të ashtuquajturat shtete të Ballkanit Perëndimor është pakësuar dukshëm, njëkohësisht mijëra vetë kanë ardhur për punë në Gjermani.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në rrugë legale kanë ardhur 17.184 vetë nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, për të punuar këtu, bëri të ditur të hënën në Berlin, Thomas Liebig nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD).
Rregullorja e veçantë për migrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor qe vendosur në tetor 2015. Ajo është e kufizuar deri në vitin 2020. Rregullorja parashikon që edhe punonjës pa kualifikime të veçanta mund të aplikojnë që në atdheun e tyre për një vizë pune në Gjermani. Për azilkërkuesit kjo vlente vetëm nëse ata e tërhiqnin kërkesën e azilit dhe largoheshin menjëherë nga Gjermania.
Disa shtetet të Ballkanit ishin në 2015 në listën e shteteve kryesore prej nga vinin azilkërkues në Gjermani. Në gusht të këtij viti në këto vende vazhdonte të bënte pjesë vetëm Shqipëria.
Diskutime rreth kësaj post