Djali i njërit prej figurave më të larta të Partisë Komuniste, Bashkim Shehu ka deklaruar këtë të hënë se më i lirë është ndier në burg sesa në “bllokun” e famshëm të nomenklaturës komuniste.
I ftuar në emisionin Studio e Hapur, djali i Mehmet Shehut tha se liria e brendshme ishte e vetmja liri që ai kishte në “bllok”, por më së shumti konceptin e ka shijuar në kohën kur ishte në burg.
“Liria si koncept i të drejtave të njeriut. Liria e brendshme në raport me veten tënde. Do thoja që në atë kohë nuk ekziston asnjë liri përveç asaj të brendshmes me veten tënde.
Liria është kjo që ke brenda vetes dhe mund të jetë e rrezikshme. Liria e brendshme është e vetmja që ekziston në një sistem totalitar.
Dhe kam pasur më shumë në burg se sa në Bllok. Në burg mendon më kthjellët nga bisedat që bëja me bashkëvujatësit e mij duke gjykuar nga ai më bënte të kuptoja më mirë.
Censura në burg ishte më e pakët se censura jashtë. Në burg kontrolli ishte dhe ishin më pak të sofistikuar gardianët se sa ata jashtë. Në burg nuk hynte në mjetet specifike të të shkruarit të letërsisë,” tha Shehu./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post