Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit.
Intervista publikohet e plotë në emisionin “Repolitix”. Ai ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe thotë se policia nuk i është afruar asnjëherë vendit ku ai fshihej dhe qëndroi në arrati për 2 vite e tetë muaj.
Teksa pohon se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë provë që e implikon në trafikun e drogës Balili flet edhe për lidhjet me politikën dhe angazhimin e tij me PD dhe më herët me LSI, parti për të cilën ai thotë se është angazhuar edhe familjarisht.
Ai thotë se në vitin 2006 ka pritur në shtëpinë e tij ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa në vitin 2013 emërohet drejtor i Transporteve në Sarandë si shpërblim nga LSI për kontributin në fushatën e 2013-ës.
Diskutime rreth kësaj post