46-vjeçari Sevdail Rrustemi, 46-vjeçar, nga Pakashtica e Podujevës mbeti i vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi dje në Kroaci.
Së bashku me të udhëtonte dhe bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mes lotësh, vëllai i të ndjerit, Muhamet Rrustemi ka folur rreth lajmit tragjik për humbjen e të vëllait në aksident.
”Dje rreth orës 05:45 ka kontaktuar në mëngjes nipi, djali i vëllait, që ka bërë aksident. Vetëm më ka thënë se babai ka vdekur. Në atë moment nuk disha se si të shkojmë. Vëllai ka qenë me bashkëshorten dhe djemtë. Ata kanë lëndime dhe s’janë serioze. Atje janë ende. Atje janë edhe vëllai dhe nipi tjetër që kanë shkuar dhe janë me ata bashkë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post