Aktori i njohur Bujar Asqeriu tregoi fakte rrëqethëse nga ajo që ndodh në sallën e Teatrit Kombëtar.
Ai kujtoi aktorin Roland Trebicka që sipas tij, ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe nuk kishte ngrohje.
“Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Nuk kam parë njëherë të thirret një artist dhe t’i thonë “Ore si je me shëndet?”. Kurse Ermal Meta rritet me dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme.
Nuk ka rrugë të lehta në art. Rrugët në art janë gjithmonë të vështira. Ne dridhemi. Ne dridhemi, bjemë një caj se do vdes. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit.
Këtu është të ulërish, këtu është të ulërish, nuk kujdeset njëri për shëndetin. Mbaroi regjistrimin, iku në shtëpi dhe nuk doli më Roland Trebicka. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej se ishte i sëmurë me kancer në mushkri”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post