Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt ka treguar se si Naim Murseli u shpjegoi ngjarjen e vrasjes së Liridonës.
Për herë të fundit, Leonardi thotë se e pa motrën e tij gjatë ditës tragjike.
“Atë natë e di që në pika të shkurtëra na ka tregu. Na ka thënë që kanë dalë hajnat, Liridona i ka parë se unë nuk i kam parë. Na ka thanë ‘qitni krejt çka i keni’, unë i kam qit telefona e pare çka kam pas, i kam thënë edhe Liridonës qiti krejt çka ki, Liridona insistonte diçka në çantë, por unë i kam çelë dyert e kerrit edhe ju kam thanë në gjuhë suedeze me ikë. Kemi ikë me fëmij, pas 5-6 metrave e kemi ndi një krismë, jam kthy e nuk e kam pa Liridonën”, deklaroi Leonard Ademaj në KallxoPërnime.
Leonardi tregon se motra e tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pas probleme bashkëshortore.
“Motra nuk na ka treguar që ka pasur probleme me burrin e saj. Nuk ka thënë diçka për burrin e vet, nuk ka pasur probleme, ashtu na ka thënë edhe neve, që e ka pas jetën e lumtur. Ne nuk jemi në dijeni për asnjë problem”- tha ai.
Vëllai i Liridonës tregon se në Suedi, ajo kishte dy biznese.
Ai tregoi se për të jetuar në Kosovë, Naim Murseli ishte kthyer në qershor, ndërsa Liridona në fillim të tetorit.
“Naimi është kthyer në qershor, Liridona në fillim të tetorit. Naimi është kthy me jetu në Kosovë, kanë ble shtëpi dhe Liridonës i ka thënë me u kthy në Kosovë”- tha ai.
Liridona Ademaj 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.
Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Diskutime rreth kësaj post