Edi Rama ka bërë një rrëfim në revistën “Mapo” ku flet për fëmijërinë dhe vizatimet e para, për Liceun, rebelizmin dhe marrëdhënien me babain, që i diktoi filozofinë e jetës: Mos kërko, sepse nuk merr!
Nëse shpirti im nuk u ndrydh dhe unë u bëra një njeri i lirë në mendimet e zgjedhjet e mia, kjo është në radhën e parë meritë e tij”, thotë Rama.
Kryeministri shprehet se pikturën e ka nisur në banjën e shtëpisë.
“Po, po, nuk ishte aspak shaka, nuk kishte vend tjetër në shtëpi, në kuzhinë apo dhoma, ishte e pamundur.
Kuzhina, përveçse e vogël, ishte gjithnjë e ‘populluar’ nga gjyshja dhe mamaja, ndërkohë që në dhoma, as që bëhej fjalë të hapje bojërat e vajit”.
Vizatimet e tij tashmë nuk janë vetëm në letër, por po kthehen në motive tekstili dhe qeramike, madje janë transformuar në skulptura me ngjyra.
“Aty ku ekspozohen punimet e mia, nuk hyn ‘miku’ e as bëhen favore për hatër të pushtetit të dikujt në vendin e tij. Janë galeri me emër, superprofesionale, që nuk mund t’i çelin dyert e ndezin dritat për çoka.
Sigurisht, fabula e një kryeministri që krijon në zyrën e tij është shumë e veçantë dhe ka rolin e vet, por është pjesë e së tërës”.
Diskutime rreth kësaj post