Nga Fatjon Baze
Peshngritësi i njohur shkodran, Erkand Qerimaj, ka hedhur ditën e sotme disa akuza të forta në drejtim të shefit të klubit të Vllaznisë, Marko Kroqi.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Qerimaj ka denoncuar kushtet skandaloze ku ai stërvitet.
Peshngritësi i njohur shqiptar, ka akuzuar shefin e klubit të Vllaznisë Mark Kroqi, i cili doli publikisht në Televizion duke u shprehur se peshngritësit kanë kushte mjaft të mira, ndërkohë që në foto dallohet qartë që kushtet ku sportistët shkodran stërviten janë vërtet skandaloze.
Aq më tepër që aty stërvitet një nga peshngritësit më të njohur shqiptar si Erkand Qerimaj, i cili në një prononcim ekskluziv për “TemA”, rrëfen gjithë kalvarin e tij të gjatë të vuajtjeve, duke nisur që nga premtimet për mbështetje të cilat nuk janë mbajtur asnjëherë, kushtet skandaloze që ai stërvitet, si dhe faktin që ka 20-vite si sportist, por nuk ka asnjë siguracion.
“E vërteta është siç e kam thënë dhe tek statuset e mi. Unë kam dal sportisti më i mirë në Kupën e Republikës me koefiçent Sinklariteti Tiranë 2016. Kam marrë pjesë dhe në Europianin e Norvegjisë 2016, dhe nuk jam zgjedhur në 10-sportistët e vitit, që jam pjesë që në vitin 2002 e deri më tani. Në nje dalje në TV, shefi i klubit tha që kanë kushte shumë të mira për stervitje ekipi i Vllaznisë. Duke qenë se nuk është e vërtet vendosa që të bëja publike kushtet. Jam sportisti më i mirë në Kupën e Republikës, dhe nuk e di se çfarë kërkon më shumë Kroqi. Ai thotë keni kushte shumë të mira, dhe unë vendosa që t’i bëja publike”
Në vijim, Erkand Qerimaj flet edhe për medaljet e tij, të cilat janë 40-të të tilla, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Marko Kroqit.
“Kam marrë pjesë në shumë aktivitete të cilat ja bëra publike. Ai mund të thojë çfarë të ketë qef, po ka fakte e prova me foto e dokumenta. Plus kam 40-medalje ndërkombëtare e rekorde Europiane, Mesdhetare, dhe Botërore në vite. Unë flas me fakte dhe rezultate. Nuk lejoj askënd që të shpifin mbi rezultatet e mia sepse i kam me mund e me djersë”
Gjithashtu, Qerimaj rrëfen i mërzitur që për 20-vite që ai ka në sportin e peshngritjes, nuk ka asnjë siguracion për të ardhmen e tij.
“Kam 20-vjet që merrem me sport dhe kam mbi supe gjithë ato medalje. Nuk kam asnjë ditë siguracion për gjithë këto vite që kam pasur në peshngritje, pasi e vetmja gjë që kam pasur kanë qenë gjithmonë kushtet skandaloze.”
Në fund Qerimaj bën dhe një thirrje publike duke kërkuar që të bëhet një kauzë për kushtet e stërvitjes të cilat janë skandaloze.
“Unë kam krijuar një ambient për stervitje në shtëpin time, me fondet e mia në oborr. Nuk na lejojn që të stërvitemi për europianin e Kroacis, kërkojnë që të na mërzisin me gjitha mënyrat e tyre, sepse aty në hale nuk mund të stervitem. Kushte Jo; Siguracione Jo; Asnjë kusht që të krahasohemi me kolegët tanë në Europë. Pastaj thonë tradhëtar Pirro Dhima, e të tjerë që përfaqësojnë Flamurin Grek.
Këtu ligji për sportin për punësimin nuk është bërë. Vetëm fasada marramendëse luksoze e pa kushte, pa palestër, pa Ligj për sportistët elitar, pa siguracione. Një sjellje skandaloze ndaj sportistëve. Sa më shumë ta ngrejmë Flamurin, aq më shumë të sulmojnë drejtuesit. Vetëm gazetarët, publiku, dhe populli na mbështet. Unë kërkojë që të bëhet një kauz për kushtet e trajtimit pasi situata është e padurueshme” shprehet Erkand Qerimaj për “TemA”
Diskutime rreth kësaj post