John Jairo Velasquez, aka Popeye, ishte vrasës besnik i njërit prej lordëve më të famshëm të drogës në botë, Pablo Escobarit.
John i kaloi 23 vite në burg për krimet që i kishte bërë, transmeton Express.
“I kam vrarë mbi 250 njerëz, me duart e mia. Ndërsa, organizata jonë vrau 50.000 njerëz. Unë jam ekspert në terrorizëm, rrëmbim dhe në të gjitha krimet,” ka thënë John.
Karteli i Escobarit ishte përgjegjës për mijëra vdekje, por Pablo mbetet një figurë e njohur.
“Ishte luftë e tmerrshme. Asnjë grup tjetër kriminal në botë kurrë nuk konfrontuar hapur shtetin. Ne vramë 540 policë dhe plagosëm 800 të tjerë,” shtoi ai.
Në vitin 1989 karteli vendosi bombë në një aeroplan udhëtarësh, me shpresë që ta vriste armikun e Escobarit, Cesar Gaviria.
Por, Gaviria, kandidat presidencial në atë kohë, nuk ishte në aeroplan, por ishin 107 persona.
“Kur isha 10 vjeç kur i pashë këto fotografi. I mbaj mend mirë. Atë ditë e kuptova se njëri prej trupave ishte i babait tim,” ka thënë Gonzalo Rojas.
Gonzalo Rojas dëshiron që Popeye t’i identifikojë në gjykatë personat përgjegjës për sulmin.
Rojasa thotë se Popeye e pranon sulmin me bombë ndaj aeroplanit.
“I kalova 23 vite e 3 muaj në një qeli. Pagova për atë e bëra” shtoi Popeye.
Popeye tani është bloger në Youtube me mbi 250 mijë ndjekës. Historia e tij e përgjakshme tash është
Adaptuar në libër, në seri të Netflix dhe filma./Express/
Diskutime rreth kësaj post