E ftuar në emisionin “Debat” të Roland Qafokut, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka rrëfyer për herë të parë një ngjarje që ajo thotë se i ka ndodhur në vitin 2000, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale.
Sipas Topallit, ajo ishte duke udhëtuar për një takim elektoral në Vlorë, kur disa persona të armatosur me kallashnikovë ndaluan automjetin me të cilin ajo udhëtonte.
“I thashë se isha Jozefina Topalli dhe se po shkoja në Vlorë për fushatë. Por ai vazhdonte të më pyeste se çfarë kërkoja aty. Në atë moment nuk po mendoja gjë tjetër veçse për djalin tim të vogël. Nxora celularin dhe tentova ta telefonoj për herë të fundit, por personi i armatosur nuk më lejoi”, tha Topalli.
Më pas shoferi me një manovër, i dha gaz automjetit dhe u shkëputën nga agresorët. Topalli tregon se i shoqi kishte mundur ta mësonte lajmin përmes një televizioni të kohës, i cili e kishte dhënë me titra se Jozefina Topallit i ishte bërë atentat në Vlorë.
“E mora tim shoq dhe e qetësova. Nuk i thashë gjë se çfarë na kishte ndodhur, por i thashë se nuk ishin të vërteta. Ndërkohë djali kishte dëgjuar vajzën që i kishte lexuar titrat me zë të lartë dhe kishte nisur të qante me të madhe”, tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post