Gazetarja Aida Shtino ka qenë e ftuar ditën e sotme ne “S’e luan topi”, ku ka treguar detaje nga jeta e saj profesionale.
Ajo ka treguar se ka pasur shumë momente të vështira gjatë karrierës së saj, madje edhe nga ato ku i është rrezikuar e kërcënuar jetën.
Gazetarja tregon se i është bërë një sulm me thikë në ambjentet e televizionit ku punonte, por fatmirësisht është shpëtuar nga shoferi i saj, si dhe një rast tjetër kërcënimi.
“Për pak më ka shpëtuar jetën shoferi i cili tashmë nuk jeton më. Ka qenë një ngjarje shumë e çuditshme, unë do të kisha emisionin “Njerëz të Humbur” dhe ai më çoi në ambientet në kohën kur punoja në “Vizion Plus” edhe në ambientet e mbrapshme nga ne hynim dhe më tha që të çojë deri sipër dhe i thosha jo s’ka problem se atë rrugë bëja përditë. Ndërkohë kur unë ngjis shkallët shoh vetëm një siluetë dhe një dorë mbrapa meje, domethënë shoferi më kishte lënë mua të ikja po me veten e vet kishte thënë që ta shoqërojë dhe fati i madh sepse sipër meje po vinte një person me një thikë, i cili kishte kërkuar të hynte në emision, u kap nga forcat e policisë më pas. Nuk e kuptova fare se ndodhi aq shpejt, ai ulëriti, mua më futën brenda dhe nuk mbaj mend më shumë. Ka pas raste të tjera kur me ka ardhur një vajzë për një gocë që kërkonim dhe i kishim hyrë thellë historisë, të nesërmen më erdhi një zarf ku thuhej se ajo ishte në një adresë, ku adresa ishte shtëpia ime dhe unë nga ai moment kërkova mbrojtje”, tha Aida Shtino.
Diskutime rreth kësaj post