Ditën e djeshme ish – konkurretja e “Përputhen” ishte e ftuar në një intervistë me gazetaren Çenkuela Hasa në ‘Fitstation’ në News 24!
Shqipja në këtë rrëfim foli për veten por edhe angazhimin në “Përputhen” për të cilin shprehet se është penduar që është bërë pjese.
Vajza e cila u bë e famshme për natyrën e saj rebele nuk ngurroi të fliste për fëmijërinë e saj ku është shprehur se nuk ka patur shoqe vetëm prej faktit se vinte nga një familje e pasur.
E pyetur për pjesmarrjen në “Përputhen” ajo u shpreh se në fillim është menduar 2 herë para se të firmoste kontratën.
” Jam menduar dy herë para se të firmosja kontratën e Përputhen, në fillim fare nuk doja ta firmosja, është 2 faqe. Nuk doja ta firmosja për arsyen e vetme pasi thash po të dua të largohem nuk do mundem dot. Pasi mendoja se nësë nuk më pëlqente askush atje brenda dhe të më revoltojnte nuk do të mundesha të iki dot. Në kontratë ne paguanim 5000 euro nëse thyenim rregullat e emisionit dhe largimi pa arsye nga emisioni s’ishte një thyerje rregullash’’- u shpreh Shqipja.
Diskutime rreth kësaj post