Jozefina Topalli ka sqaruar në Facebook, përse mungoi në 26-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Postimi i Topallit
Dje PD eshte bere 26 vjece. Une nuk e kisha te mundur te isha pjese e ketij pervjetori te themelimit te Partise te pare opozitare, te Partise se lirive per arsye qe nuk lidhen fare me politiken dhe aq me pak me diferencat qe kam me Lulzim Bashen.
Une prej disa ditesh nuk kam patur mundesi te jem as ne seance parlamentare sepse nena ime eshte e semure.
Per 20 vite rresht duke ndjere pergjegjesi ne detyrat e mia une nuk kam qendruar gjate as me femijet e mi, as me nenen time. Tani qe ajo eshte ne shtrat une i rri tek koka dhe do vazhdoj t’ i rri per ta ndihmuar me sa te mundem.
Nuk do kisha dashte fare te flas per nje gje krejt timen, private. Por duke pare titujt ne disa media po e bej kete sqarim vetem ne respekt te demokrateve qe kane besuar e jane sakrifikuar ne vite pa kerkuar asgje ; e bej ne respekt te miqve te mi.
Dhe uroj me gjithe zemer qe Partia e endrrave te kthehet ne vlerat e saj e t’ i dale zot interesave te vendit me kurajo e sinqeritet. Neve nuk na lejohet me te ankohemi apo vetem te kritikojme Qeverine me te keqe te ketyre 25 viteve.
Ne duhet te ndryshojme kete politike te kalbur nga korrusioni , paaftesia e meskiniteti. Ne duhet t’i behemi dige asaj., per te mos lejuar politika qe demtojne ekonomine e vendit e te njerezve. Ne duhet te rrisim presionin e t’i kthejme rrezen e diellit., e kete ta bejme me vepra e jo vetem me fjale. Vendi e njerezit jane ne deshperim.
Ne duhet t’ i kthejme shpresen; Ne duhet t’ i bindim ne Fitore. Duke u kthyer ne vlerat universale per te cilat PD u themelua ne do ndalim renien e do ndryshojme vendin. Une besoj tek cdo demokrat, besoj tek ndryshimi e besoj se ky vend behet.
Duhet vetem perkushtim e ndershmeri . Mirenjohje te thelle themeluesve te PD, atyre qe iu gjenden asaj ne kohe te veshtira per ta ringritur nga hiri, mirenjohje cdo demokrati qe e deshti dhe e mbrojti pa asnje interes.
Diskutime rreth kësaj post