Teksa ngacmimet seksuale janë në qendër të vëmendjes nga mediat si dhe kanë pushtuar botën e showbiz-it ndërkombëtar, aktorja e njohur shqiptare ka rrëfyer historinë e saj.
Në një kohë që në “Hollywood” po shkruhet për nismën e grave të njohura që janë abuzuar, “Me too”, edhe këtu te ne ka personazhe që kanë ngritur zërin dhe kanë treguar publikisht se gjatë karrierës së tyre ka patur persona që kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me to.
Një ndër to është edhe Ema Andrea, e cila e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” u ka rrëfyer dy moderatoreve Aolona Musta dhe Fatma Haxhialiu se është ngacmuar seksualisht. Rrëfimi i Emës ka nxjerrë në pah edhe situatën në të cilën ajo është ndodhur dhe përse kanë dashur të abuzojnë me të.
Për të zbuluar rrëfimin e plotë të aktores Ema Andrea duhet të prisni trasmetimin e emisionit “Thumb”, këtë të shtunë.
Diskutime rreth kësaj post