Loni, qethësi i deleve i cili e bën këtë punë prej 30 vitesh tashmë, shprehet se në Greqi ku punon prej kohësh paguhet 3 euro për 1 kokë.
Ai thotë në Euronews Albania se bashkë me 2 kolegët e tij atje, mund të qethë deri në 300 dele për 6 orë.
Gjithsesi, ai tashmë gjendet në Shqipëri për të ndihmuar falas disa të njohurit e tij që kanë dele.
“Jam 44 vjeç, kam qethur që në Lavda. Në Greqi kam qethur kope të mëdha, në Shqipëri 10-15-20 kokë. Në Greqi qeth me shokë, 60 mijë kokë. Kam dy shokë nga Rrajca nga Librazhdi që qeth.
300-400 kokë unë i qeth… Merrem edhe me çati, me çfarë pune të dali. Gërshërën e kam zanat që i vogël. Ka tym delja, ka pluhur. Do kolpo ta mbash delen, se nuk qëndron.
Këtu janë 300 kokë, po të kisha shokët e mi në Greqi, në orën 2-3 3 veta ne i mbaronim. Për 6-7 orë 300 dele vetëm. 3 euro kokën. 900 euro merrja unë tani me shokët e mi për të qethur”, tha Loni.
Diskutime rreth kësaj post