Në mesin e protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit, ishte edhe Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur “Stresi”, dhe njëherësh ish-truprojë e Sali Berishës.
Në një status në Facebook, vetë Lushaj ka sqaruar prezencën e tij në protestën e qytetarëve kuksianë, dhe aludimet në media duke ditur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.
Në reagimin e tij, Lushaj e pranon se është pjesë dhe mbështetës i zjarrtë i PD-së, por shton se prezenca e tij në protestë ndodhi rastësisht gjatë kohës që ai po kthehej në shtëpi.
Statusi i plotë:
Une po shkoja per ne shtepine time. Pashe shume qytetare qe kishin ardhe per proteste e mu ba zemra mal se i perkas kesaj zone.
Une jam pjese e Partise Demokratike dhe mbeshtetes i pa lekundur i oreve te para. Nuk ja kam kursyer perkrahjen as kontributin ne vite. Jam pishtare i Demokracise.
Nje vlla u vra me 28 Nandor 2000 ne protesten e Partise Demokratike per vjedhjen e votes.
E bej kte sqarim te nevojshem per te sqaruar gazetarucet qe dizinformojne opinionin publik. Qe shigjetojne ne menyre dashakeqese e tendencioze.
Une jam Tropojane por dje isha mes qindra mijrave te ardhur nga gjithe Shqiperia e Kosova. Por dje te gjithe u bame Kukesian e krenare.
Dje dhe sot isha jam e do te jem kudo ku padrejtesia kthehet ne ligj.
Jam kudo ku vllezerit e mi nga Saranda ne Tropoje protestojne ku e drejta e liria e tyre cenohet.
Rrugetimin tim e kam e bere e do ta bejne emer te se drejtes duke qene korekt ne menyren me rigoroze me ligjet e shtetit. Kurre nuk e kam e kundershtuar ofenduar policine e shtetit.
Ata jane njerezit me te vuajtur ku ne mes te tyre ka dhe provokatore qe nxisin dhune. Me respekt Sali Lushaj.
Diskutime rreth kësaj post