I ftuar ne emisionin “KAPITAL” ne Vizion Plus, gazetari Artan Hoxha, nder te tjera, rrefeu se nje nder 4 personat e zhdukur se fundi ne qytetin e Vlores eshte nje skafist qe ka udhetuar 7 here duke transportuar qindra kg cannabis drejt Italise.
“Ka shkuar te marre pagesen prej 200 mije eurosh per punen qe ka bere dhe aty eshte zhdukur.
Quhet Mario Metushaj. Nuk dihet se ku ka perfunduar”, tha ai.
Hoxha shpreh shqetesim se perse opozita denoncon ne menyre te njeanshme bandat qe, sipas tij, mbeshtesin qeverine dhe nuk denoncon bandat rivale qe jane politikisht prane vete asaj.
“Pse nuk e permend opozita banden e Kirasit, rivalen e bandes se Dobraçit ne Shkoder?
Ate te Kirasit e drejton nje keshilltar i opozites ne Keshillin Bashkiak te qytetit.
Eshte kryetar i nje partie politike ai qe domonin Kirasin, eshte aleat i opozites”, thotë Artan Hoxha.
“E njejta gje edhe ne Elbasan, opozita denoncon Celajt, po pse nuk denoncon Capjet qe kane vrare 4 punonjes policie ne 15 vitet e fundit? Pse nuk i permendin? Mua me shqeteson perdorimi politik i situates kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyre, ai can dhe penetron atje ku gjen hapesire”, vijon ai.
Per Shullazin
“Ka qene ne aktivitet edhe para 2005. Ka qene edhe ne burg ne ato kohe. Kur ka ardhur PD ne pushtet eshte akuzuar se hapur kercenoi dy deputete te PS, Vasilika Hysin dhe Besnik Baren ne nje nje takim elektoral, me arme. Dikur mbeshteste kandidate e PD, me vone ka bere te kunderten. Krimi i organizuar nuk ka bindje politike”
Guxim i çartur?
Si e merr guximin Artan Hoxha te denoncoje gjithnje me emra njerez dhe banda te rrezikshme? Eshte trim i cartur, apo ndihet i fuqishem prej informacionit qe zoteron ?
“Kam zgjedhur ta beje kete profesion per te permiresuar jeten time dhe te familjes time. Nuk jam I mandatuar nga askush, por keshtu me pelqen. Sa per rreziqet, jam i ndergjegjshem. Une nuk dal kurre me te njejten makine nga banesa. E di mire se me ke kam te bej. Kjo eshte jeta qe kam zgjedhur te bej”, thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post