Situata vijon të jetë problematike sa i përket kalimit të automjeteve. Rradhë kilometrike raportohen të kufirin e Merdares, ku prej tri orësh makinat mbeten ‘vend numëro’.
Në vendkalimin kufitar Merdar po vazhdon të ketë kolona të gjata edhe gjatë ditës së sotme.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 1.2 kilometra, pritja për të dalë nga Kosova është mbi tri orë.
Kolona janë krijuar edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, të cilat janë deri 250 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë është 60 minuta.
Po ashtu, kolonat tjera raportohet se janë kryesisht më të lira, derisa hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.
Diskutime rreth kësaj post