Rozana Radi, do të vazhdojë të qëndrojë në profesionin e saj të viteve të fundit që është moderimi, ku pas përvojës në emisione investigative, këngëtarja njëkohësisht edhe moderatorja këtë sezon të ri televiziv do të drejtojë një format ndryshe.
Bëhet fjalë për një emision pasditeje, sërish nën logon e televizionit MCN.
Këtë lajm, e ka bërë me dije vetë Rozana me anë të një fotoje në ambjentet e këtij televizioni.
“Më uroni fat! Do jemi çdo pasdite bashkë në një pasdite të veçantë”,-shkruan Radi.
Më herët, kujtojmë që Rozana Radi së bashku me Fjori Dardhën, ishin nën moderimin e “XHADAVE”.
Ky format i tyre ishte vazhdimi i emisionit investigativ për disa vite rresht në RTV Ora, që në fillim quhej “Boom”.
Diskutime rreth kësaj post