Një fotografi e Rozana Radit me macen e saj u publikua në media duke treguar dashurinë që macja e quajtur Loreta ia jepte që në mëngjes duke e zgjuar me përkëdhelje.
Mirëpo, macja duket të ketë pësuar një aksident dhe tash nuk i lëviz këmbët e prapme.
“Këtë foto e bëmë dje në mëngjes (e shtunë) kur Loreta të vjen të zgjon nga gjumi”.
“Dje në darkë Loreta theu shtyllën kurrizore. Mjeket nuk më japin shpresa për këmbët e Loretës”.
“Dy këmbët e pasme nuk i lëviz fare. Ka pasur njeri kështu rasti me macen??? Ju lutem më tregoni…”, i ka pyetur Rozi ndjekësit e saj.
Ajo është shprehur e gatshme që ta dërgojë macen e saj për mjekim në Itali, në rast se nuk i japin shpresë mjekët në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post