Pak javë më parë këngëtarja shumë e dashur e publikut shqiptar, Rozana Radi, njoftoi rikthimin në muzikë. Pas rreth 4 vitesh që nuk ka sjellë këngë të reja, Rozi ka bashkuar forcat me Stinen dhe duket se kanë goditur në shenjë.
“Serenata” mban titullin bashkëpunimi i tyre që pritet të jetë ritmik dhe hit tipik veror. Gjatë një interviste para disa ditësh, Rozana tregoi se kënga është regjistruar, klipi po ashtu është xhiruar dhe kanë planifikuar ta lançojnë në shtator.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një pjesë nga kënga e tyre, që më shumë na ngjau me një skenë filmi. Të dy artistët shfaqen në një autbus, teksa Rozana flet për dashurinë. “Kurrë nuk kam besuar te historitë e dashurive që shkojnë vetëm mirë!”- e nis ajo, duke na lënë të kuptojmë se edhe fabula e këngës lidhet me një histori dashurie. Në fund e mbyll: “Ne ishim bashkë, pastaj gjithçka që ndodhte rreth nesh nuk më kujtohet!”
Kujtojmë se kënga e fundit që Rozana ka publikuar është “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, me të cilën ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018-të. Teksa në 2016 ajo triumfoi në festival me këngën e saj, “Ma thuaj ti”. Ndërkohë, Stine ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore dhe kënga e tij e fundit është ajo me Ghetto Geasyn “Andiamo”. Si dy prej artistëve më të dashur jemi të sigurtë se ky projekt do jetë një “kryevepër”.
VIDEO:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post