Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, ka reaguar e revoltuar ndaj mjekut Ilir Alimehmeti, ndërsa ishin të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në TCH.
Gjithashtu, ajo u shpreh se masat kufizuese të marra nga Qeveria, e kanë lënë pa martuar, sepse nuk e ka lirinë.
“Aman doktor të flas pak unë se ju doktorëve ju dëgjojmë gjithë kohën. Le të vaksionohen ata që kanë nevojë, por s`është e drejtë të privohen nga jeta ata që janë vaksinuar. Duam liri.
Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë.
Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat të gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post