Për të fituar rininë e përjetshme do të rrija edhe 100 vjet pa bërë seks e do të haja buburreca e mish qeni”.Kjo ka qenë deklarata e këngëtares Rovena Stefa, gjatë intervistës që ka zhvilluar me të, autori i emisionit Oktapod, Turjan Hyska.
E vënë nën kushtin e rinisë së përjetshme, këngëtarja ka pranuar se, për ta fituar atë, do të flinte edhe me një 76 vjeçar nëse do të ishte interesant, si edhe do t’i thoshte çdo ditë një deputeti, deri në fund të mandatit, “të dua”. Ky deputet, sipas saj, do të ishte Albin Kurti. E ftuar në Oktapod për setin e fotove “hot” që Rovena ka publikuar, këngëtarja është shprehur se pëlqen të eksplorojë me pamjen e me dukjen e saj, por duke mos e parë zhveshjen, si erotizëm negativ.
Duke “garantuar” se nuk ka bërë ende ndonjë ndërhyrje kirurgjikale në trupin e saj, Rovena Stefa u shpreh se nuk e përjashton një set fotosh topless, edhe pse diçka të tillë, nuk e ka prioritet.
Diskutime rreth kësaj post