Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, karriera e të cilit për klube nuk dihet ende se ku po shkon, është stërvitur i vetëm në qendrën sportive të Real Madridit, Valdebebas.
Ronaldo është rikthyer në stërvitje katër ditë pas eliminimit të Portugalisë nga Maroku, në shtëpinë e tij për nëntë vjet, për të mos humbur formën teksa kërkon një ekip.
Pasi mori lejen përkatëse nga Real Madrid, Ronaldo doli herët sot në mëngjes, për të kryer një seancë personale.
Ronaldo ende nuk ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës, pas ndarjes nga Manchester Unitedm raporton Relevo, transmeton Klankosova.tv.
Rikthimi i Ronaldos në Valdebebas tregon marrëdhëniet e mira të portugezit me klubin, përtej faktit se logjikisht është më komode për portugezin të stërvitet në një vend privat, të sigurt dhe pa sy kureshtarë.
Diskutime rreth kësaj post