Cristiano Ronaldo nuk ka ndermend të ndalet. Ylli i Juventusit i cili fitoi çmimin e Globe Soccer Aëards për 2018-ën, event i cili u organizua në Dubai, e nisi vitin e ri me një trofe personal.
Po ai nuk di të ndalet dhe kërkon të fitojë gjithcka me Juventusin, ashtu sic fitoi gjithcka me Realin e Madridit.
33 vjecari u vlerësua edhe për golin më të bukur për vitin që lamë pas, pikërisht atë të realizuar gjatë kohës kur luante me Realin ndaj Juventusit. Portugezi falenderoi organizatorët për vlerësimin.
“Ishte një vit i vështirë për mua, ku fitova dhe shumë trofe. Dua ti falenderoj të gjithë ata persona që menduan se unë e meritoja këtë trofe. Është një nder i madh për mua.”
Portugezi nuk kënaqet kurrë me sukseset që ka arritur. Në fjalën e tij ai shpalosi edhe objektivat që ka me Juventusin.
“Kam shënuar 700 gola në karrierën time dhe dua të shënoj akoma edhe më shumë. Përsa i përket objektivave mund të them se luaj në një skauadër kampionësh dhe të gjithë dëshirojnë të arrijnë maksimumin në çdo kompeticion ku garojnë. Kjo është edhe dëshira ime. Të vazhdoj të shënoj gola edhe pse të gjithë e dimë sa e vështirë është, por unë të jap gjithmonë më të mirën siç edhe kam bërë ndër vite”, përfundoi Ronaldo.
Nderkohe këtë fazë të parë te kampionatit ka shënuar 15 gola me Juventusin, një nisje mjaft e mirë kjo për 5 herë fituesin e Topit të Artë që syon të fitoja cdo trofe si personal ashtu me me skuadrat me të cilën ai luan. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post