Ronaldo ka insistuar se është nga planeti jonë, ”toka”, pasi ka arritur një tjetër rekord në fitoren e Ligës së Kampionëve të së martës ndaj Atletico Madridit.
Ronaldo shënoi një het-trik në ndeshjen e dytë radhazi me skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve për t’i dhënë skuadrës së tij një shans të madh pas fitores 3-0, që i vendos ata në mënyrë të qartë për të arritur finalen në Cardiffit.
32-vjeçari portugez u nderua më pas me një fanellë nga presidenti i klubit, Florentino Perez, për arritjen e 400 golave në të gjitha garat për klubin, edhe pse të dhënat zyrtare thonë se ai është në shifrën e 399 golave.
Pavarësisht nga ndeshja, Ronaldo thotë se ndihet gati për një përfundim të suksesshëm të skuadrës së tij me fitimin e titullit në La Liga dhe Ligës së Kampionëve, megjithëse ai thotë se arritjet e tij janë thjesht nga puna e madhe.
“E vërteta është se ndihem shumë mirë. Jam përgatitur që të jem i aftë për këtë fazë finale të Ligës dhe të Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Dugout.
“Natyrisht ka edhe pak fat. Kam përgatitur veten dhe gjërat janë bërë mirë, jo vetëm për mua, por edhe për ekipin”. Kjo është arsyeja pse unë them se me përkushtim dhe punë të madhe, si gjithmonë, gjërat vijnë natyrshëm. Jam shumë me fat, dhe unë jam nga ky planet! Është vërtetë një sasi e madhe e golave, diçka që nuk e prisja, por është një pasqyrim i të gjithë ekipit, të punës sime, si dhe të të gjithë njerëzve që punojnë në klub, tifozëve që gjithmonë na mbështesin dhe na japin motiv shtesë”, përfundoi ylli portugez./ATA/
Diskutime rreth kësaj post