Cristiano Ronaldo ka rrëfyer thuajse të gjithë jetën e tij me gazetarin Piers Morgan. Ylli portugez ka zbuluar së në moshën 12 vjeç jeta e tij ishte shumë e vështirë, duke e detyruar që të lypte në mesnatë për ndonjë hamburger që kishte tepruar.
“Isha 12 vjeç dhe nuk kishim para. Jetoja së bashku me disa futbollistë të moshës sime, të cilët vinin nga disa vende të ndryshme të Portugalisë. Ishte shumë e vështirë pa mbështetjen e familjes, të cilën e takoja njëherë në disa muaj. Rreth orës 22:30-23:00, ishim të uritur. Kishim një “McDonalds” aty pranë dhe shkonim nga pjesa pas dhe i binim xhamit: “Hey, a ka tepruar ndonjë hamburger?”.
Edna dhe dy vajza të tjera, të cilat ishin të pabesueshme. Kurrë nuk i gjeta më, kam pyetur kudo në Portugali se ku mund të jenë ata vajza sepse nuk po i gjeja. Shpresoj që kjo intervistë të më ndihmoj që t’i gjej, do të isha shumë shumë i lumtur. Do t’i ftoj në Torino apo Lisbonë, do isha i lumtur t’i kisha për një darkë. Dua t’u jap diçka mbrapsht, sepse është diçka që nuk do ta harroj kurrë, atë periudhë të vështirë në jetën time”, deklaroi Ronaldo.
Diskutime rreth kësaj post