Massimilano Allegri tashmë e ka mbyllur aventurën me Juventusin pas 5 sezonesh. Por tashmë kanë filluar të dalin emra të rinj për stolin bardhezi. Së fundmi sipas Libero është Cristiano Ronaldo i cili i këshillon dy emra për stolin e Juventusit.
Ata janë dy emra, Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho me të cilin ka punuar portugezi gjatë kohës te Real Madrid.
Mourinho aktualisht është i papunë që pas largimit nga Manchester United, ndërsa Ancelotti dështoi të fitojë trofe ne Napolin. Pra të dy trajnerët pëlqehen nga Juventusi. /albeu
Diskutime rreth kësaj post