Tashmë është e ditur se Cristiano Ronaldo nuk i pëlqen asnjëherë të humbë. Ylli portugez dështoi ta fitonte Superkupën e Italisë, pasi u mposhtën në finale nga Lazio.
Juventusi e humbi 3-1 në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite, derisa 34-vjeçari ishte tejet i acaruar.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte futur në rresht që ta pranonte medaljen e argjendtë por që e hoqi menjëherë nga qafa.
Për më shumë, portugezi refuzoi që t’u jepte të gjithë organizatorëve dorën duke u largua i nervozuar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post