“Nuk shikoj asnjë më të mirë se unë. Asnjë futbollist nuk arrin kaq gjëra sa ja kam dalë unë i vetëm. Nuk ka një futbollist më të kompletuar se unë. Njerëzit kanë të drejtë të pëlqejnë Neymar ose Messi, por insistoj: nuk ka më të kompletuar se unë. Jam futbollisti më i mirë i historisë, në të mirë a në të keq”. Kështu e ka përkufizuar vetën Ronaldo në intervistën e tij për ‘France Football’, pas fitimit të ‘Topit të Artë’, i pesti në karrierën e tij.
Portugezi deklaron se kalimi te Manchester United ishte kapërcimi i madh për karrierën e tij: “Në fillimet e karrierës time objektivi ishte fitimi i ‘Topit të Artë’. Por kur arrita te Manchester mendova se ishte diçka e pamundur. E ndjeja se kisha potencialin për ta bërë – tha Ronaldo – Nuk doja të qëndroja në radhën e atyre që e kanë fituar vetëm një herë. Falë potencialit tim, të talentit dhe sakrificës së madhe isha i bindur se mund të fitoja më shumë”.
Më këtë trofe, i katërti në 5 vitet e fundit, Ronaldo ka barazuar argjentinasin Messi. Diçka që pak vite më parë dukej e paimagjinueshme me formën e Messit: “Fitova një ‘Top të Artë’ përpara Messit, por më pas ai fitoi 4 rresht. Nuk e fsheh që në atë kohë isha i trishtuar dhe shumë i mërzitur. Shkoja në ceremoni dhe nuk fitoja asnjëherë. Arrita në atë pikë humba dhe motivimin. Por pak e nga pak me mbështetjen e familjarëve të mi kuptova se në jetë gjithçka ka një fillim dhe një fund. Dhe në futboll më shumë rëndësi ka fundi, jo fillimi. Isha shumë i duruar”, deklaroi Ronaldo.
Diskutime rreth kësaj post