Gjatë diskutimit në një panel të Konferencës Sportive Ndërkombëtare të mbajtur në Dubai, vëmendjen e vodhi dora e Cristiano Ronaldos, i cili duket se kishte ngatërruar “rraqet” e tij me ato të Georgina-s. Siç mund ta shihni në vijim, futbollisti mban në gishtin e mesit një unazë fejese tipike për vajzat.
Unaza e fejesës mendohet se kushton afro 28,537,942 lekë (£200,000). Ajo përmban një diamant të madh në ngjyrë të verdhë-shampanje, i cili është i rrethuar nga diamantë të tjerë të vegjël. Përpos kësaj unaze, një tjetër u pa në gishtin e martesës, që mendohet se kushton 7,134,485 lekë (£50,000).
Futbollisti e kompletoi setin e askesorëve me një orë Rolex GMT-Master Ice, që kushton 54,222,091 lekë (£380,000). Ora mendohet se është ora më e shtrenjtë e Rolex, e cila përbëhet nga ar i bardhë 18 Ct dhe diamantë 30 Ct.
Diskutime rreth kësaj post