Cristiano Ronaldo e ka humbur finalen e parë të një kupe pas gjashtë vitesh, pas humbjes së Juventusit nga Lazio në finale të Superkupës së Italisë.
Superylli portugez e hoqi shpejt medaljen e argjendtë nga qafa dhe u nis drejt zhveshtores duke mos pritur t’i shihte lojtarët kundërshtarët duke e ngritur trofeun.
Biancocelestët fituan me rezultat 3-1 duke e fituar këtë kupë për të dytën herë brenda tri sezonesh, ndërsa ishte hera e dytë rresht që e mposhtin Zonjën e Vjetër këtë sezon.
Natyrisht se Ronaldo nuk e dinte protokollin e të qenit në ekipin kundërshtar, pasi nuk ka qenë në skuadrën humbëse që nga viti 2013.
Hera e fundit që superylli portugez kishte humbur një finale, ishte 17 maji i vitit 2013, kur Real Madridi u mposht nga Atletico Madridi në vazhdime.
Diskutime rreth kësaj post