Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës të Juventusit, të shtunën kundër Atalantas, duke shtuar se disa lojtarëve duhet të lihen për t’u qetësuar.
Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohës së fundit, pasi që Maurizio Sarri tha se ai e ka gjurin e lënduar, por Ronaldo arriti të shënojë gol për Portugalinë gjatë ditëve të fundit dhe e mohoi të ketë diçka problem te ai.
Dyshja u bashkua sërish në Juventus tani, pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, ndërsa trajneri Sarri e bëri të qartë se ai nuk ka asnjë arsye për të sqaruar ndonjë gjë me Ronaldon.
“Nuk kemi nevojë të sqarojmë asgjë me Ronaldon. Disa lojtarë duhet të lihen për t’u qetësuar”, ka thënë Sarri në një konferencë për shtyp, para përballjes me Atalantan.
Në anën tjetër, 60-vjeçari e pranoi se sulmuesi portugez ishte kthyer nga detyra me ekipin kombëtar me të njëjtat probleme për të cilat ai ishte zëvendësuar në mënyrë kontroverse në ndeshjen kundër Milanit.
“Problemi është se, të martën, ai na tha se nuk po ndihej mirë. Synimi ynë është ta kemi atë sërish në skuadër për Ligën e Kampionëve. Jam 99 për qind i sigurt se ai mungojë nesër”, shtoi Sarri.
Sarri gjithashtu bëri të ditur se Miralem Pjanici dhe Blaise Matuidi ishin në dispozicion për ndeshjen e nesërme në Bergamo, por ai i shtoi dyshimet mbi Adrien Rabiotin dhe Juan Cuadradon.
“Ka disa lojtarë me nga pak probleme. Problemi i Alex Sandros është më pak serioz sesa që kishim menduar fillimisht, përderisa Adrien Rabiot ka problem me muskujt e këmbës. Juan Cuadrado është duke pasur probleme me shpinë, por Miralem Pjanic do të jetë në dispozicion”.
“Blaise Matuidi ka pak dhimbje, por karakteri i tij ia lejon ta përballojë atë. Ai do të jetë në dispozicion”, përfundoi Sarri.
Diskutime rreth kësaj post