Legjenda e futbollit anglez David Beckham është bërë pak kohë më parë pronari i klubit amerikan Inter Miami. Skuadra e tij garon momentalisht në ligën e ulëta të futbollit amerikan, por synon që të arrijë majat e këtij futbolli.
Por Beckham ka një ide krejtësisht të çmendur për klubin e tij. “Diario Goal” raporton se pronari i klubit kërkon të tërheqë në skuadrën e tij Cristiano Ronalo dhe Lionel Messin
Ai synon që të dy të luajnë së bashku në të njëjtin ekip, diçka e tillë duket e paimagjinueshme, por ky është projekti i anglezit për vitin 2021.
Inter Miami do të garojë në MLS në vitin 2020, por do të luajë në stadiumin e ri prej vitit 2021. Beckhami synon që të bëjë direkt impakti në MLS. Ai duhet të paguajë 75 milionë euro për secilin.
Diskutime rreth kësaj post