Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe ishin në qendër të vëmendjes gjatë përplasjes së mbrëmshme midis Portugalisë dhe Francës.
Yjet e kampionëve aktualë evropianë dhe botërorë shkëmbyen fanella në fund të ndeshjes dhe UEFA i “kapi” në një foto që u bë virale.
Të dy kombëtaret i mbijetuan “grupit të ferrit” dhe kaluan në raundin e 1/8, me portugezin Cristiano Ronaldon që shkoi në kuotën e pesë golave të shënuar në tre ndeshje të luajtura, gjë që i ndihmoi luzitanët të kualifikoheshin në fazën tjetër.
Ylli i Francës, Kylian Mbappe, nga ana tjetër, nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe ende nuk ka shënuar një gol të vetëm, por pavarësisht kësaj, ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.
Cristiano, i vetëdijshëm që Mbappe është një nga pasardhësit e tij, e trajtoi në mënyrën më të mirë jashtë fushe. Kështu që në fund të ndeshjes, sulmuesi i Juventusit kërkoi që Mbappe të shkëmbente fanellën, dhe fotografi i UEFA-s i “kapi” duke buzëqeshur në tunelin e stadiumit ashtu si po ndërronin fanella.
Fotoja u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe mori një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh.
Portugalia dhe Franca janë në të njëjtin anë të shortit dhe nëse arrijnë në gjysmëfinale, mund të përballen sërish.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post