Aktori i njohur Romeo Veshaj ka dhënë një intervistë për “Revista Ëho”, ku ka folur mbi marrëdhënien me mamanë e Jonidës që të gjithë e duan aq shumë, pas ekspozimit që këngëtarja i bën në rrjetet sociale.
Ai ka thënë fjalët më të mira për të, duke shtuar se kanë një raport të veçantë dhe unik.
Mamaja e Jonidës është aq pozitive sa është e vështirë mos ta duash dhe është kënaqësi të bisedosh me të. Kemi një raport të veçantë dhe unik.
Sa i përket pyetjes së madhe se çfarë do ndodhë me ta, pasi Bora u largua drejt Top Channel, Romeo tha se ata po bëhet gati për sezonin e ri i cili do jetë plot surpriza. Nuk dihet nëse kanë në plan të zëvendësojnë Borën me ndonjë moderatore tjetër, por na mbetet për tu parë.
Sakaq, Romeo shtoi se ai dhe dhe Donaldi janë duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit.
“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri. Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Shoë” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “show” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni”, – është shprehur Romeo.
Diskutime rreth kësaj post