Juristi dhe aktivistit i njohur, Romeo Kara është shprehur gjatë një interviste televizive se ka ardhur koha që Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar duhet të zgjohet nga gjumi letargjik” dhe të nisë goditjen ndaj politikanëve të korruptuar në Shqipëri, të cilët livadhisin, duke mos iu hyrë “gjemb në këmbë”. Sipas tij, në tavolinën e SPAK ndodhet një dosje “përvëluese”, e cila nëse do ketë vullnet nga prokurorët specialë dhe të hetohet me themel, do të çojë pas hekurave me dhjetëra politikanë. Madje juristi Kara theksoi se ka ardhur koha e veprimit dhe ndëshkimit. Ndërkohë, ai thotë, se Prokuroia e Posaçme duhet që të zmadhohet dhe të merret me korrupsionin qeveritar dhe hetojë pasuritë e tyre. Gazeta “SOT” po pasqyron më poshtë të plotë reagimin e zotit Romeo Kara.
Kritikat e deputetit Fatmir Xhafaj për SPAK
Unë them se Fatmir Xhafaj ka pasur mundësinë në kohën që ishte ministër që ta ndihmonte këtë strukturë. Ne duhet të jemi më të suksesshëm, kur jemi në pushtet dhe jo në opozitë. Kreu i SPAK tha se në objektivin e SPAK janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe një pjesë nuk i ka pëlqyer kjo gjë. Jam dakord me disa politikan që duhet të biem në konsensus që korrupsioni të mos parashkruhet si vepër penale, por ka të njëjta karakteristika me krim kundër njerëzimit. Do doja që kreu i SPAK, Altin Dumani të mos rrinte në stadin e deklaratave por të ishte aktiv, duhet ta bëjmë demokracinë duke ndarë pushtet. Ka ardhur koha e veprimit dhe ndëshkimit dhe jo me e deklaratave.
Lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmëria
Historia e njerëzimit është një luftë e të mirës kundër të keqes. Unë them se në çdo kohë është momenti për të vënë drejtësi. Ata që e bënë këtë reformë menduan që të bëjnë një reformë kompromisi, pra të largohemi butë- butë me disa benefite dhe të hapim rrugën duke lëshuar vendin, por jo favoret që mund te ketë. Sot vidhet dhe bëhet trim çdo njeri sepse nuk sheh ndëshkimin. Është e vështirë që të ndash pasurinë e tyre nga e pastër dhe të papastër, ata edhe atë pasuri që e kanë pasur të pastër e kanë bërë vegël për pastrimin e pasurisë së papastër. Ne nuk kemi as institucione dhe as traditat që kanë vendet e tjera perëndimore. Në këto 30 vite instaluam traditën e pandëshkueshmërisë, e cila duhet që të marr fund dhe me shumë forcë. Unë mendoj se formula për të marr ish-prokurorët për t’i konvertuar në të devotshëm, pra nga prokuror vegjetues të mos them edhe të përfshirë në zullume t’i marrësh dhe pas 3 vitesh të mos nxjerrësh mësim që duhet ndryshuar formula. Ku jemi me këtë reformë, SPAK ka kaluar 3 vite pa bërë asgjë. Unë nuk mendoj se është një luftë serioze dhe të ngre shpresën, nuk është për tu vlerësuar, duhen që të futen njerëz të ri që janë shkolluar në Europë. SPAK duhet që të zmadhohet dhe të merret edhe me krimin e organizuar, ose me korrupsionin qeveritar. Kemi kontrata që kanë përfshirë Parlamentin, të paktën po flas këtu për privatizimin e CEZ, e kanë bërë kontratën një grup i ngushtë njerëzish dhe pastaj e kanë çuar në Parlament. Gjithë ata që e miratuan atë kontratën në dëm të vendit duhet të përgjigjen, ai që bënë dëmin ta paguajë.
Mundësia për një reformë e re ligjore
Po është mundur. Në vitin ’90 ne dinim nga po iknim po nuk dinim se ku po shkonim, ndërsa tani e dimë se ku po shkojmë. Një meritë ka pasur Sali Berisha në atë kohë që doli dhe lypi para nëpër botë që të jetonin njerëzit, këtë meritë, ka tjetër unë nuk di. Ne kemi shkarkuar disa hajdut që janë hajdutë të deklaruar, gjyqtar, prokuror dhe një pjesë e policisë dhe gangsterët janë bashkë. Edhe kriminelët që janë bërë biznesmen janë nga ata që i kanë liruar. Duhet që të aplikojmë legjislacionin e huaj dhe e kanë ndërruar atje ku i ka interesuar. Drejtësia o bëhet ose jo, megjithatë shpresa nuk duhet humbur.
Diskutime rreth kësaj post