Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas qëndrimit që po mban ish-kryeministri Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së me vendim të Lulzim Bashës.
Sipas juristit, poshtërsia politike e tij është e vetmja cilësi me të cilën Berisha do të kujtohet në të ardhmen.
Postimi i plotë:
“Poshtersia politike e tij do te mbetet e vetmja cilesi, me te cilen Berisha do te kujtohet ne te ardhmen. Qellimisht dhe neveritshem, ai ndan Anthony Blinken nga pozicioni i Sekretarit te Departamentit te Shtetit dhe Yuri Kim nga ai i Ambasadores se Shteteve te Bashkuara.
Berishen nuk e shpalli non grata Yuri Kim, por Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilet jane jo vetem aleati yne i vetem strategjik dhe i padiskutueshem, por edhe garanti i ketij sistemi politik, ku ne po aspirojme prej 30 vitesh te integrohemi.
Berisha paturpesisht vjell vrer e mllef perkunder ishbeniaminit te tij Basha, vetem per arsyen se, ai nuk pranoi te behej therror per te, duke dhene doreheqjen si kryetar partie, kur iu kerkua perjashtimi i tij, nga grupi parlamentar i PD-se. Ky eshte “gjynahu” i vetem i Bashes ne lidhje me te.
Berisha kishte parashikuar rezistence dhe doreheqje nga Basha, si dhe cdo kryetar, qe do t’a pasonte ate, per t’i shkuar deri ne fund shperdorimit vetjak, qe ai do t’i bente PD-se, ne nje karshillik te tille “vetevrases” me SHBA-te.
Pikerisht ky eshte antiheroizmi si tipar dallues i Berishes dhe qe e percakton perfundimisht ate, si politikanin me te poshter te kesaj epoke postkomunizem.
Nese heronjte sakrifikojne veten per te tjeret, Berisha po kerkon hapur dhe me kembengulje sakrifikimin e te tjereve per të.
Per ata qe kane nje mekanizem normal llogjike ne koke, eshte e qarte se, kurre Berisha nuk ka qene hero.Kurre nuk mund te gjejme nje sakrifikim sado te vogel, qe ai t’i kete bere vetes, ne funksion te vendit te tij. Perkundrazi, letra dhe boja nuk do te mjaftojne, per te shkruar te gjitha bëmat e tij te antiheroizmit.”-shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post