Janë tre persona nga kandidatët për deputetë që Sekretari i Shtetit të SHBA që ka përcaktuar si të inkriminuar. Kështu është shprehur ditën e sotme ambasadorja Yuri Kim. Lidhur me këtë deklaratë të ambasadores, ka reaguar juristi i njohur Romeo Kara, i cili thotë se realisht ata që nuk do të kalonin asnjë lloj vettingu janë me dhjetëra.
Postimi i juristit:
“Jo vetëm që do të votojme sërish në 25 Prill sipas kodit pengmarres zgjedhor, por sërish me kandidatë për deputetë të pa vettinguar.
Arritja më e madhe e kësaj politike ishte shmangia e vettingut.
Edhe pse ka një rifteskim 30-40% të listave për kandidate, thelbi i forcave kryesore politikë qëndron aty i pavettinguar, i pacënuar dhe i pashqetësuar.
USA ka konstatuar tre kandidate me rrezikshmeri, ndersa realisht ata qe nuk do te kalonin asnje lloj vettingu jane me dhjetera.
Jane ata qe erdhen me duar në xhepa në politike dhe tashme po na perfaqesojne nga te gjitha llojet e resorteve lluksoze kriminale.
I njejti kod zgjedhor antidemokratik dhe pengmarres, e njejta politike e pa vettinguar.
Ku ishim: asgjekundi, ku po shkojme: asgjekundi.
Tashme demagogjia mjerane, qendron si ai llaçi i vonuar në gojen e politikes, te cilin sado t’a perplasesh pas murit, nuk arrin te ngjitet pas tij”, ka shkruar Kara.
Diskutime rreth kësaj post