Duke marrë shkas nga deklarata e Jonila Godoles e cila tha se Partia Demokratike duhet të distancohet nga Sali Berisha, juristi Romeo Kara shprehet se PD duhet të ndahet nga kulti i Berishës si praktikë e kapjes së partisë dhe shtetit.
“PD nuk mund te ndahet thjesht formalisht nga Berisha, pa u ndare nga kulti i tij dhe berishizmi si praktike e kapjes se partise dhe shtetit, patronalizmi, klientelizmi, krimi e korrupsioni.
PD duhet te rilinde, duke iu kthyer meritokracise brenda saj dhe qartazi doktrines se demokracise liberale shembull dhe garant i se ciles jane SHBA-te.
Nese jo, atehere PD ka mbaruar se bashku me misionin e saj dhe lidershipi i saj vuan nga mungesa e kurajos dhe vizionit”, shkruan juristi në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post