Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë që ka dhënë sëfundmi në një media televizive u shpreh se ka kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues kryesorë të forcave konservatore në Europë dhe në SHBA. Berisha tha se askush prej tyre nuk e beson se ai është i korruptuar dhe janë bërë bashkë me të gjithë konservatorët amerikanë dhe europian.
Nisur nga kjo deklaratë e Berishës, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale juristi Romeo Kara, i cili shkruan me bindje të plotë që ish-kryeministrin nuk e shpëton dot nga ‘non-grata’ as padia në Paris, as lobimet dhe as akuzat antisoros.
Deklarata e Karas:
“As padia ne Paris, as akuzat antisoros, as ndermjetesit, as lobimet, as histeriket qe u trullosen nga hipja e shpeshte ne avion, as kercenimet dhe as foltoret reklame force, nuk po arrijne t’a ndryshojne qendrimin antiberishian te State Department.
Nëse Friedrich Nietzsche do te ishte gjalle, me siguri do t’i thoshte foltoristit plak: “mos u lodh se nuk te kuptojne dhe nuk duan te te kuptojne, pasi nuk je dhe nuk ke per te qene kurre goja e duhur per ata veshë”.”, shkruan Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post