Juristi Romeo Kara ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale premtimet elektorale të Partisë Demokratike. Nisur nga deklarata e kandidatit të PD-së në Korçë, Andrea Mano se do iu japin qytetarëve kredi për të larë borxhet, Kara e quan këtë një premtim qesharak.
Jo vetëm kaq, por Kara ironizon edhe premtimin e PD se do të ulin çmimin e energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
“-Do t’ju japim borxh që të lani borxhet.
Ky është premtimi qesharak elektoral i radhës.
Pra, do ju largojmë nga kreditori i parë dhe do ju cojmë tek kreditori tjetër, që do të jetë banka, por larje reale borxhesh nuk do të ketë.
Por a do ketë banka të tilla që do të japin kredira jashtë analizës së riskut, pra të transferojnë krizën nga qytetari tek vetja pa një garanci nga shteti në këtë rast?
Përse PD nuk e konsideron blerjen nga shteti të një numri të caktuar borxhesh, sidomos të atyre qytetarëve me të ardhura nën minimumin jetik, nëse vërtet ajo mendon për fukaranë?
-Do ulim cmimin e energjisë elektrike.
Ky është premtimi tjetër akoma më qesharak, pasi dihet mirë se, ka një raport cmim-kosto, që nuk të lejon as t’a mendosh këtë ulje.
Ai cmim është mbajtur artificialisht pa u ngritur, nepërmjet politikave të cmimit të rregulluar të energjisë, të cilat rëndojnë edhe tani mbi buxhetin e shtetit.” – shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post